Barcelona mbyll çdo mundësi që nga klubi të largohen Lionel Messi ose Andres Iniesta.
Iniesta mbetet ndër më të komentuarit në këtë afat kalimtar dhe largimi i 33 vjeçarit duket si punë e kryer nga disa media.
Një largim i tij drejt Series A te Juventusi është folur shumë.
Në anën tjetër edhe Messi, nuk e ka nënshkruar ende vazhdimin e kontratës dhe ai është lojtar i lirë pas Kupës së Botës 2018.
Drejtori teknik i Barcës, Ariedo Braide, është pyetur se a do të largohet Iniesta drejt Juventusit. Ai është përgjigjur me një ‘Jo’.
“Lojtarët e Barcelonës nuk janë në shitje. Iniesta do të qëndrojë me ne”.
“Fjalët për largimin e Messit? Nuk besoj”.
“Gjithçka mund të ndodh në futboll, por Messi është profesionist i madh dhe Barcelona është në zemrën e tij. Nuk besoj se ai do të largohet”
Barca e kishte lajmëruar se marrëveshja Messin për vazhdimin e kontratës është arritur dhe ai është pjesë e klubit deri në vitin 2021.
Por kontrata nuk është nënshkruar me Manchester City ka provuar ta transferojë. /Telegrafi/