Site icon Telegrafi

Iniesta: Nuk është keq sikurse me Parisin, kemi një mal para për ta ngjitur

Andres Iniesta thotë se kjo humbje e Barcelonës nuk është më e keqe se ajo e Parisit. 

Blaugranat në atë ndeshje edhe pse kishin humbur 4-0, arritën të kalojnë tutje me një fitore 6-1.

“I bëmë gjëra keq, sidomos në pjesën e parë”.

“Ata na dënuan me dy gola, por ishte tjetër ndeshje në pjesën e dytë. E merituam të shënonin, por kjo ka pak rëndësi tani”.

“Juve është skuadër e mirë, por kur nuk luan mirë, normalisht që penalizohesh”.

“Memorie nga Parisi? Nuk po ndjehemi keq sikurse në atë ditë në Paris, por ne kemi përpara një mal të madh për ta ngjitur”.

“Rikthimi? Nëse ne i bëjmë gjërat mirë, mund ta rikthejë, përndryshe është e pamundur”, ka thënë Iniesta.

Ndeshje kthyese zhvillohet të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version