Andres Iniesta nuk do të mund të luajë në ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit.
Barcelona përveç rezultati nga ndeshja e pare (3-1) do të duhet të mendojë të luajë edhe pa njërin prej lojtarëve kryesor.
Iniesta nuk do të jetë në dispozicion të katalanasve për ndeshjen e kësaj të mërkure, që fillon në orën 23:00, për shkak të një dëmtimi në muskuj.
Futbollisti i kombëtares spanjolle vuajti problemet me dëmtimet sezonin e kaluar.
Mungesa e tij sonte në mbrëmje, në një ndeshje që vendos Superkupën e Spanjës, është një tjetër problem që shtohet.
Andres Iniesta u bashkohet Rafinhës dhe Thomas Vermaelenit në listën e të dëmtuarve për 90-minutëshin e sotëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Mesfushori mund të mungojë gjithashtu edhe në nisjen e La Ligës, të dielën, kur Barcelona të presë Betisin në stadiumin “Camp Nou”. /Telegrafi/