Andres Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, ku ka fituar shumë trofe.
Por ai ndalet e kujton kohën kur kishte tensione mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Sipas tij Jose Mourinho ishte ai që i krijoi ato situata.
“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme”.
“Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Jose Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm”.
“Në atë kohë nuk shihje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, kujton Iniesta.
Lojtari aktualisht është në Japoni ku në intervistën e fundit ka folur edhe për një kohë të tij depresive, ku ka përdorur edhe pilula gjumi. /Telegrafi/