Andres Iniesta ka dhënë një intervistë për Onda Cero dhe Radio Marcan.
Mesfushori spanjoll i është kthyer temës së transferimeve të mundshme në klubet evropiane, ku ka zbuluar se kishte komunikuar me Pep Guardiolën e Manchester Cityt.
Ai ka pohuar se i kishte shkruar disa herë ish-trajneri, por që kishte vendosur që mos ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub evropian pas largimit nga katalunasit.
“Pep më ka dërguar mesazhe, por kam marrë informacione që nuk i kam kuptuar. Nuk do të luajë kundër Barcelonës. Koha ime në futbollin elitar përfundoi me Barçën”, ka pohuar Iniesta.
Ky i fundit më tutje ka pohuar se do të dëshironte t’i kthehej një ditë sërish klubi ku e kaloi tërë karrierën.
“Do të doja të kthehesha, kjo është shtëpia ime. Unë jam rritur këtu që kur kam qenë 12 vjeçar. Dëshirojë të bëhem pjesë e këtij klubi”, tha ai.
Ndryshe, Iniesta me Barcelonën ka fituar të gjitha titujt e mundshëm duke përfshirë nëntë trofe të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/