Site icon Telegrafi

Iniesta ende i pavendosur rreth klubit të ri

Andres Iniesta (Getty Images)

Andres Iniesta ka folur rreth të ardhmes së tij, duke theksuar se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj pas largimit nga Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit pas plot 22 viteve të kaluara në klubin katalunas.

Rreth të ardhmes së tij janë përmendur shumë destinacione si Superliga e Kinës, ajo e Japonisë, por edhe Australia.

Lexo po ashtu Klubi kinez në momentin e fundit heq dorë nga Iniesta, spanjolli transferohet në Vissel Kobe

Megjithatë, Iniesta kur u pyet për të ardhmen e tij, mohoi se ka rënë dakord me ndonjë klub dhe ka thënë se po i mban hapur opsionet e tij.

Iniesta ka fituar gjithë trofetë me Barçën (Getty Images)

“Unë kam thënë se transferimi im vlen vetëm për jashtë Evropës. Prandaj të gjitha skenarët janë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Iniesta.

“Mediat po thonë se po shkoj në Kinë, pastaj në Japoni, dhe kam dëgjuar edhe për Australinë”.

Lexo po ashtu Mediat zbulojnë ofertën e klubit kinez për Iniestan, 27 milionë euro pagë dhe blerjen e gjashtë milionë shisheve verë

“Do ta dini kur i them të gjithëve, pasi ka ende gjëra që duhet të zgjidhen, detaje të vogla dhe unë do të përpiqem të zgjedh opsionin më të mirë”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Iniesta gjatë konfirmimit të largimit nga Barcelona ka thënë se është vendimi më i vështirë në jetë, pasi me katalunasit ka fituar gjithë trofetë e mundshëm. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Iniesta, Casillas dhe Torres: Tri legjendat spanjolle pa destinacion
Exit mobile version