Telegrafi

Iniciativë: Le ta shohim Kocen në biçikletë (Video)

Iniciativa “Hajde të të shoh” i ka bërë thirrje publike kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski që ta shfrytëzojë shtegun për biçikleta nga Gazi Baba deri te vendi i tij i punës te zyrat në parkun e qytetit, në të cilën janë investuar 800 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata pyesin përse Koce Trajanoski nuk shkon në punë me biçikletë edhe pse nga vendbanimi i tij deri te zyrat e punës ka vetëm 4.5 kilometra rrugë.

Sipas tyre kjo rrugë edhe pse ka kushtuar 800 mijë euro është vështirë e kalueshme sepse në të ka shumë improvizime dhe rrugë që nuk shpijnë askund dhe se në të nuk ka siguri të mjaftueshme.

Çiklistët e kanë kaluar tërë shtegun duke vozitur në biçikletë dhe i kanë gjetur të gjithë mangësitë, prandaj dhe presim përgjigje nga kryetari i komunës./Telegrafi/

Зошто Коце Трајановски потроши 800.000 евра за вело-патека од својот дом до работа, а сепак не ја користи?

Posted by Плоштад Слобода – Freedom Square on Samstag, 23. Juli 2016