Telegrafi

Iniciativë e jashtëzakonshme nga “Radar”: Për 15 minuta mblodhi 10 mijë euro, disa “Play Station” dhe televizorë për repartin ku trajtohen fëmijët me leukemi në QKUK

Një iniciativë e jashtëzakonshme është ndërmarrë nga emisioni “Radar” në RTV Dukagjini e cila është përmbyllur për një kohë rekorde.

Mbi 10 mije euro, gjashtë “Sony Play Station 4” dhe dy televizorë janë siguruar për vetëm 15 minuta nga dëgjuesit e emisionit “Radar”.

Qëllimi i emisionit është që rreth 9 dhomat ku trajtohen 60-fëmijë me leukemi në QKUK të pajisen me “Play Station” në mënyrë që këta fëmijë ta kenë më të lehtë trajtimin.

Dëgjues të shumtë nuk kanë nguruar të dhurojnë të holla, “Play Station” apo televizorë.

Dhurimi i këtyre pajisjeve do t’iu dhurohen fëmijëve nga stafi i “Radar” bashkë me Adrian Berishan (DJ Gamble), i cili e ka pasur ëndërr një iniciativë të tillë.

Në video mund të dëgjoni premtimet e dhuruesve dhe emocionet e DJ Gamble kur e kupton që janë mbledhur mjetet për këtë iniciativë./Telegrafi/