Telegrafi

Iniciativa për 18 muaj pushim pas lindjes dorëzohet në Kuvend

Foto: Ilustrim

Iniciativa për të zgjatur pushimin e lehoneve nga 9 deri në 18 muaj është dorëzuar në Kuvend, pas një grupi të qytetarëve që kanë mbledhur 218 nënshkrime, me çka përmbushin kërkesat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa ka të bëjë me Kodin e Punës, Neni 165, paragrafi 1, ku është definuar kohëzgjatja e pushimit të lehonëve.

“Ne kërkojmë ndryshimin e këtij paragrafi, i cili do të rriste shkurtimin e pushimit të lehonisë që është 9 muaj pandërprerë për nënat me një fëmijë, të cilët janë të punësuara. Me miratimin e ndryshimeve të nevojshme, pra vazhdimi i pushimit të lehonisë për 18 muaj do të pranohet nga të gjitha nënat, dhe jo vetëm ato që kanë binjakë, trinjakë…”, thuhet në kërkesën e tyre. /Telegrafi/