Site icon Telegrafi

Iniciativa e Radar: Shtypshkronja “Dukagjini” boton librin “Përrallat e heronjve të padukshëm”

Me iniciativën e programit “Radar”, shtypshkronja “Dukagjini” sot ka botuar 4000 ekzemplarë të librit “Përrallat e heronjve të padukshëm” të Organizatës për Fëmijë pa Kujdes Prindëror” (OFAP)

Ky libër përmban rrëfimet e fëmijëve të braktisur.

Autorja Albanë Hoti, tha se e veçanta e këtij libri është se të gjithë fëmijët janë kthyer në formë të personazheve të përrallave.

Ajo tregon vështirësitë mbi të cilat kalojnë këta fëmije e deri tek gjetja e një familje siç përshkruhet në libër “shtëpi e përhershme”.

Në shenjë falënderimi organizata (OFAP) ndau mirënjohje për drejtoreshën e Radio Dukagjinit, njëherit autoren e programit Radar, Edita Dolin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version