Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka ironizuar me veprimet e opozitës.
Deputetja ka pohuar se kjo video e LVV-së vjen pas iniciativës së LDK-së për takime me shoqërinë civile, gazetarë e biznese lidhur me situatën aktuale, transmeton Telegrafi.
“Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?” I thash: Sondazhe fake, video propaganduese, panik. Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video”, thuhet në reagimin e deputetes.
Ndryshe, sot LVV ka dalë sot me një video ironizuese, ku flet për “veprimet dhe deklaratat e opozitës”.
Në një postim në Facebook, LVV thekson se “mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë. /Telegrafi/