Telegrafi

Iniciativa ‘Cool and Fresh Hope’, planifikon t’i ndajë pesë bursa për studentët në nevojë, kërkon ndihmë nga bizneset dhe vullnetarët

Që nga themelimi i faqes, tash e një vit më parë ‘Cool and Fresh’ ka arritur të grumbullojë mbi 35 mijë persona të cilët po tentojnë të kontribojnë për komunitetin.

Themeluesi i faqes në rrjetet sociale “Cool and Fresh”, Fisnik  Çerkini përmes nje video – mesazhi ka treguar se iniciativa e radhës është ndarja e pesë bursave prej 100 eurosh për studentët e dalluar dhe që kanë vështirësi financiare për studentët e Universitetit të Prishtinës (UP).

“Iniciativa e lartëpërmendur përmes fondacionit ‘Cool and Fresh Hope’. do të të jetë një fondacion që do t financohet nga biznesi vendor, pse jo edhe nga ai jashtë Kosovës dhe vullnetarët që kanë shprehur dëshirën ta ndihmojnë”, ka shtuar Çerkini.

Ai ka theksuar se për disa nuk janë shumë para 100 euro në muaj, por për disa 100 euro në muaj sipas tij, janë më pak problem dhe më shumë kohë për të mësuar.

“Në një te kaluar të largët unë kam qenë një student në nevojë, edhe mu më ka ndihmuar dikush. Duke mos e harruar të kaluarën, dua t’i shërbej të së ardhmes. Së shpejti do të dalim me formën e aplikimeve për këto bursa dhe për gjërat tjera që duhet ditur rreth aplikimit. ‘Cool and Fresh Hope’ do të jetë një shpresë e re për komunitetin”, ka theksuar Çerkini. /Telegrafi/