Këngëtarja e njohur shqiptare, Ingrit Gjoni, duke se i ka shumë qejf tatuazhet.
Ajo ka realizuar një tatuazh të ri gjigant në krahun e saj të majtë.
Bëhet fjalë për portretin e saj, i cili është shoqëruar edhe me numra romakë, që tregojnë vitin e saj të lindjes.
Këngëtarja nga Shqipëria publikoi në Instagram një video, përmes së cilës ka treguar tatuazhin e saj të ri.
“Të lumshin duart Olsi”, ka shkruar Ingriti në mbishkrimin e kësaj videoje, referuar artistit që ka realizuar tatuazhin e saj.
Përndryshe, sa i përket muzikës projekti i saj i fundit muzikor vazhdon të mbetet kënga “Flakë”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me këngëtarin Gjeto Luca. /Telegrafi/