Telegrafi

Ingrit Gjoni prezanton djalin në emision televiziv dhe flasin për raportin mes tyre

(Foto: Instagram/ingritgjoniii)

Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell” të Top Channel, së bashku me djalin e saj, Parid.

Teksa u pyet se kujt i ngjan më shumë, ai tha: “Mamit kur jam me flokë të gjata, e babit me flokë të shkurtër”.

Ai zbuloi se si i ka marrëdhëniet me vajzën e tezes Inis, Coco-Antonel, duke thënë se Indriti u thotë të mos rrinë bashkë kur bëjnë rrëmujë.

Ndërsa fjala që donte t’i thoshte nënës së tij publikisht ishte: “Të kam jetë”.

Ndër të tjera, zbuloi se e ndihmon Ingritin me punët e shtëpisë, sidomos me gatimin.