Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell” të Top Channel, së bashku me djalin e saj, Parid.
Teksa u pyet se kujt i ngjan më shumë, ai tha: “Mamit kur jam me flokë të gjata, e babit me flokë të shkurtër”.
Ai zbuloi se si i ka marrëdhëniet me vajzën e tezes Inis, Coco-Antonel, duke thënë se Indriti u thotë të mos rrinë bashkë kur bëjnë rrëmujë.
Ndërsa fjala që donte t’i thoshte nënës së tij publikisht ishte: “Të kam jetë”.
Ndër të tjera, zbuloi se e ndihmon Ingritin me punët e shtëpisë, sidomos me gatimin.