Site icon Telegrafi

Ingrit Gjoni, një ‘nuse’ me pantallona të shkurtra (Foto)

Ndonëse ka kohë pa sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, Ingrit Gjoni vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e mediave me fotografitë që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen më ndryshe dhe interesante se çdo herë tjetër.

E rregulluar me duvak në kokë, dhe me buqetë lulesh në dorë, këngëtarja merr pamjen e një nuseje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por, ndryshe nga ç’mund të vishet një nuse në fustanin e bardhë, Ingriti në fotosesionin e ri, ishte e veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë të kuqe.

Ajo ka vënë në pah këmbët atraktive, ndërsa ka joshur ndjekësit me pozat e saj!

Përndryshe, Ingriti vazhdon të jetë një nga emrat më të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version