Ambasada gjermane në Prishtinë ka dhënë sot informacione të rëndësishme për qytetarët të cilët udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani.
Në këtë njoftim bëhet se ditur se nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit keni qëndruar në Kosovë duhet të testoheni për COVID-19 dhe testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
Lexoni të plotë njoftimin e Ambasadës gjermane:
Nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit tuaj keni qëndruar në Kosovë (apo në një vend tjetër të ashtuquajtur „rajon me rrezikshmëri të lartë“), Ju
– Parimisht jeni të detyruar që pas hyrjes të vendoseni drejtpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin tuaj në Gjermani,
– Pas hyrjes duhet të testoheni për Covid-19 (p.sh. në njërin nga qendrat e testimit në aeroport, në autostradë, ose përmes institucionit shëndetësor në vendin tuaj të qëndrimit/banimit) dhe
– Nuk keni të drejtë të dilni nga banesa/vendi i qëndrimit deri sa të dalë rezultati negativ i testimit.
Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes.
Secili që shkel këto detyrime, duhet të llogaris me gjoba të larta.
Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
Informata më të hollësishme rreth izolimit/karantinës dhe detyrimit për testim, si dhe përjashtimeve gjeni në uebfaqen e ambasadës në:
https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260 (në gjuhën gjermane)
https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/-/2372584 (në gjuhën shqipe).
https://pristina.diplo.de/xk-sr/service/-/2376100 (në gjuhën serbe). /Telegrafi/