Telegrafi

Influencuesi gjerman shfaqet duke kërcyer në Taj Mahal, videoja e tij bëhet virale

TikTok-eri i njohur gjerman, Noel Robinson, ka argëtuar përdoruesit e rrjeteve sociale me aftësitë e tij të kërcimit.

Ai ka mbledhur shumë ndjekës me videon e tij duke kërcyer.

Por, videoja e publikuar së fundmi ku ai shfaqet duke kërcyer në Taj Mahal është bërë virale dhe ka marrë shumë vlerësime, përcjell Telegrafi.

Në klipin e publikuar ai shihet duke “e përqafuar” kulturën indiane, me një këngë indiane dhe lëvizje që tërhoqën vëmendjen e shikuesve.

“Ndihesha si princ”, thuhet në mbishkrimin e videos që ka grumbulluar miliona pëlqime dhe shikime.

“Dukesh shumë bukur me atë fustan indian”, shkroi një përdorues.

“Ai e vizitoi Indinë, tani është zyrtarisht një indian”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/