Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (13,9%), kafja, çaji dhe kakao (10,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,9%), veshje (4,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,0%), kujdesi personal (3,9%), pijet alkoolike (3,5%), pemët (3,5%), mishi (3,0%), duhani (2,9%), buka dhe drithërat (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-14,9%), perimet (-5,0%), blerja e automjeteve (-3,1%), transporti rrugor i udhëtarëve (-2,3%) dhe lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-2,1%) me një ndikim prej -1,5 për qind në IHÇK-it.
Por, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3% në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin gusht 2024.
Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-25,9%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(- 1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,7 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (5,2%), perimet (2,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,3%), pijet alkoolike (1,1%), buka dhe drithërat (0,6%), mishi (0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it. /Telegrafi/