Telegrafi

Inflacioni në Britani të Madhe arrin në nivelin më të lartë brenda 40 viteve

Inflacioni në Britani të Madhe u rrit me 9 për qind, që është niveli më i lartë në 40 vite, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe energjisë u rritën.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.5 për qind nga muaji në muaj, pjesërisht nën pritjet për një rritje prej 2.6 për qind, e që ishte parashikuar një rritje vjetore prej 9.1 për qind, përcjell Telegrafi.

Rritja e tillë e Indeksit të Çmimeve të Konsumit është më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në formën e tyre aktuale që nga viti 1989, duke tejkaluar rritjen vjetore prej 8.4 për qind të shënuar në mars 1992.

Zyra e Statistikave Kombëtare tha gjithashtu se vlerësimet e saj sugjerojnë se inflacioni do të kishte qenë më i lartë “diku rreth vitit 1982”.

Nga 1 prilli, Rregullatori britanik i Energjisë rriti kufirin e çmimit për familjet me 54 për qind pas një rritjeje të çmimeve të energjisë me shumicë, duke përfshirë një rritje rekord të çmimeve botërore të gazit. /Telegrafi/