Nga kompania Nissan kanë konfirmuar se QX30 ‘crossover’ nga Infiniti nuk do të prodhohet vetëm për tregun kinez, por ky automjet do të shitet në gjithë botën.
Automjeti i ri do të arrijë në sallonet e shitjes kah fundi i vitit 2015, disa muaj pas lansimit të Q30.
Konkurrentët kryesorë të tij do të jenë Audi Q3, BMW X1 dhe Mercedes GLA.
Modeli i ri do të bazohet në platformën MFA të Mercedesit, ndërsa nga prodhuesi gjerman do ta marrë edhe motorin me benzinë 2/0 l me turbo-mbushës, i cili zhvillon 211 kalëfuqi. /Telegrafi/