Site icon Telegrafi

Infiniti me koncept të ri

Javën e kaluar Infiniti ka publikuar disa imazhe të veturës së saj virtuale Concept Vision GT SuperCar Turismo (për video lojën Gran Turismo 6).

Ky është një tjetër koncept i veçantë sportiv i kësaj loje, për të cilin tashmë janë të interesuar një numër i madh i prodhuesve, përfshirë Aston Martin, Acura, Mercedes, BMW, Chevrolet, Subaru, Volkswagen, Toyota, Mitsubishi, Nissan…

Sa i përket konceptit Vision GT Turismo, kompania Infiniti nuk ka zbuluar më shumë detaje, por ka deklaruar se ky projekt është më shumë se vetëm një stërvitje e zakonshme e projektimit, transmeton Koha.net.

Në deklaratë thuhet se ky është një vizion që tregon se si mund të duket Infiniti në performancë të lartë, duke vënë në dukje se për pamjen e këtij koncepti në krye ishte ekipi i dizajnit nga Pekini.

Siç mund të shihni nga fotografitë, ky koncept posedon difuzer të përparmë dhe të pasmë, spoiler të pasmë në formë unike, dhe dyert që hapen vertikalisht.

Exit mobile version