Telegrafi

Infermierja nga New York-u i vodhi kartën e kreditit pacientit me coronavirus, për të blerë gjëra ushqimore

Një infermiere nga New York-u në SHBA është arrestuar për vjedhjen e kartës së kreditit të një pacienti nga coronavirusi, për të blerë gjëra ushqimore dhe benzinë, me vlerë prej 60 dollarëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, infermierja Danielle Conti 43-vjeçe, vodhi kartën e kreditit të Anthony Catapano, 70- vjeç, dhe e përdori atë tre ditë para se të vdiste nga COVID-19, më 12 prill në “Staten Island University Hospital North” në New York.

Infermierja nga New Jersey u arrestua të enjten për vjedhje, dhe mbajtje kriminale të pasurisë, sipas policisë.

Dyshohet se e njëjta rrëmbeu kartën e American Express të pacientit ndërsa luftonte për jetën e tij gjatë orarit në të cilin ajo punonte midis 4 dhe 12 prill.

Ndërkaq me datën 9 prill ajo u akuzua për shpenzimin e 60,23 dollarëve në një pikë karburanti dhe në një dyqan, ShopRite. /Telegrafi/