Infermierja lindi në veturë, sepse nuk deshi që kolegët ta shohin të zhveshur (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Sarah Blaze nga Wolverhampton i Anglisë, ka lindur në veturën e parkuar në skaj të rrugës, sepse nuk ka dashur që kolegët e saj nga ambulanca ku punon ta shohin të zhveshur.
Gruaja 35-vjeçare, nuk ia ka dalë të shkojë në spital sepse ka hyrë në procesin e lindjes para kohe, ndërsa ka refuzuar të kërkoj ndihmë nga qendra e kujdesit që e ka në afërsi, transmeton Telegrafi.
Shtatzëna e ka konsideruar të padenjë, që ky proces të kryhet në prani të njerëzve të cilët i sheh çdo ditë dhe takohet me ta.
“Nuk do të mund t’i shihja më në sy, do më dukej e bezdisshme”, ka thënë Blaze, pasi ka treguar se është ndihmuar nga bashkëshorti.
Asaj i ka ardhur në jetë një djalë i shëndoshë, i cili përkundër që lindi më herët, ka gjendje të përkryer. /Telegrafi/