Një infermiere britanike ishte ndjerë keq kur ka gjetur një shënim me një kërcënim nën fshirësin e xhamit të veturës së saj, pas një ndërrimi 12-orësh rraskapitës.
Por përgjigja e gruas është vlerësuar nga përdoruesit e mediave sociale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shënim të lënë në veturën e saj ku asaj i ishte thënë që se do të pendohej, nëse do të parkonte veturën në atë mënyrë përsëri.
Por siç thuhet më tej, profesionistja e kujdesit shëndetësor në Staffordshire, Angli, “ia ktheu mesazhin”, duke i thënë se derisa shumica e njerëzve e përshëndesin punën e tyre, ai mundet të shkruajë diçka të tillë.
“Unë jam infermiere dhe punoj me orë të tëra në këtë kohë shumë stresuese. Ju lutemi zgjidhni fjalët tuaja me mençuri. Çdo mbrëmje kam mbërritur vonë në shtëpi nga puna këtë javë dhe nuk kam pasur ku ta parkoj pasi shumica e njerëzve po qëndrojnë në shtëpi”.
“Ky shënim është raportuar dhe unë u kërkoj të gjithë fqinjëve të mi të shikojnë për këdo që vepron i dyshimtë rreth makinës time”, ka shkruar ndër tjerash ajo. /Telegrafi/