Site icon Telegrafi

Infermierja 21 vjeçare britanike thotë se ka frikë nga coronavirusi – ka disa kërkesa për qytetarët

Një infermiere e re në vijën e parë të frontit kundër coronavirusit ka treguar se si e ka shkruar testamentin e saj sepse ka frikë se mund të vdiste nga virusi vrasës.

Madje, sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, Kate O’Flaherty tha se i ka thënë të dashurit të saj se ku mund ta gjente nëse do të sëmuret.

Në një letër të hapur për një komb në mbyllje, 21-vjeçarja tha: “Është një kohë e tmerrshme për të gjithë ne, ku edhe ata më me përvojë nga ne po mësojnë diçka të re”.

Kate e shqetësuar, nga Dublini, shtoi: “Ne nuk duam që ju të na quani heronjtë tuaj. Ne nuk duam që ju të na duartrokisni nga dyert e shtëpive tuaja”.

“Ne duam që ju të luftoni me ne, të siguroheni që infermierët, infermierët studentorë, kujdestarët dhe këdo tjetër në një profesion infermierie të marrë trajtimin dhe pagën që meritojnë”.

Dhe sigurisht kanë ardhur shumë reagime në mediat sociale, përmes së cilave i është dhënë asaj mbështetje e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version