Telegrafi

Infermieria plot te Milani, tetë lojtarë të lënduar

Hakan Calhanoglu (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani po kalon në një periudhë jo shumë të mirë.

Listës së lojtarëve të lënduar i është shtuar edhe Hakan Calhanoglu, i cili është larguar më herë nga kampi turk.

Ende nuk dihet se për sa javë do të jetë 24-vjeçari, por nga raportimet e para pritet të jetë një lëndim serioz.

Giacomo Bonaventura gjatë ndeshjes Milan-Real Betis në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Përveç ish-anësorit të BVB-së të lënduar janë edhe Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia, Mattia Caldara, Ivan Strinic dhe Davide Calabria.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë me 21 pikë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në 12-të javët e para në Serie A, dominon Juve

Ndeshja e ardhshme e Milanit është kundër Lazios, pastaj në Ligën e Evropës ndaj Dudelange.

Pastaj kundër Parmas dhe Torinos në Serie A. /Telegrafi/