Kjo foshnjë e porsalindur sfidon besimin e infermiereve, qëllimet normale zhvillimore dhe gravitetin për tu ngritur në këmbët e saj të vogla dhe për të ecur në spital, vetëm pak minuta pas lindjes.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë fillimisht punonjësit e një spitali në Brazil ata që kanë mbetur pa fjalë, derisa po përpiqeshin të pastronin vajzën e vogël.
Por e porsalindura kishte një ide krejt të ndryshme.
Në video, shihet një mami e cila mban fëmijën në krahët e saj dhe është e habitur në mënyrë të qartë, pasi fëmija mrekullisht përpiqet të ecë më vete.
Infermierja, e veshur me rrobat kirurgjike me një maskë klinike në gojën e saj, në britmë në befasi thotë: ‘O Zoti im, vajza po ecën’.
“Prisni ta filmoj këtë’, një tjetër person në dhomë mund të dëgjohet duke thënë.
Ata pastaj i bëjnë thirrje një kolegut tjetër të quajtur Ju për të ardhur për të dëshmuar këtë moment të mrekullueshëm.
“Ju, Ju, vetëm hajde dhe shihet këtë”. /Telegrafi/