Telegrafi

Infermierët e vozitën autoambulancën nëpër tornadon të lëvizte me 250 kilometra në orë (Video)

Bryan Ferguson dhe Billy Akers janë infermierët, që kishin shumë fat që mbetën gjallë, pasi autoambulanca që po e vozisnin nëpër Virginia të Shteteve të Bashkuara, u gjend në mes të një tornadoje shkatërruese.

Derisa po ktheheshin nga një intervenim në terren, u përfshinë nga erërat e fuqishme, me shpejtësi deri në 250 kilometra në orë, që rrëzonin gjithçka përreth, transmeton Telegrafi.

“Kujdes të gjitha njësitet në terren, rreth orës 11 do të ketë tornado të fuqishme. Bëni kujdes të shtuar” ka qenë paralajmërimi që pranuan në radio lidhje.

Pa kaluar gjatë, qielli është errësuar dhe nisi stuhia e fuqishme, derisa u përfshi edhe vorbulla gjigante e tornados.

Në autoambulancë nuk kishte ndonjë pacient, ndërsa ata bënë kujdes të shtuar, derisa dolën në një zonë më të sigurt. /Telegrafi/