Tashmë është bërë e ditur se Cristiano Ronaldo është i infektuar me COVID-19.
Kombëtarja e Portugalisë bëri të ditur se se 35-vjeçari është në gjendje të mirë fizike dhe është dërguar menjëherë në vetëizolim.
Por, infektimi i yllit të Juventusit me pandeminë botërore mund të sjell një katastrofë të madhe në futbollin evropian.
AS raporton se Ronaldo nuk kishte kontakte së fundmi vetëm me lojtarët e Portugalisë, por edhe me të dy kombëtareve të tjera.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte takuar pas ndeshjes me Spanjën me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Sergio Ramos.
Në foto të publikuara nga zhveshtoret, shihet se si kapiteni spanjoll dhe Pepe qëndrojnë afër me Ronaldon.
Kontakte me portugezin kishte edhe Raphael Varane e Eduardo Camavinga pas ndeshjes, derisa afër i kishte qëndruar edhe Benjamin Mendy.
Duket se infektimi i Ronaldos me coronavirus do të ketë pasoja më të mëdha dhe shumë lojtarë mund të infektohen po ashtu. /Telegrafi/