Site icon Telegrafi

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

Foto: Arkiv

Aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen dy qytetarë të prekur me virus, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të kurës anti-Covid,

Në fakt ndihmë më këtë institucion kishin kërkuar edhe të tjerë, madje edhe nga ata që janë imunizuar me dy doza.

Veçse, të gjitha këto raste janë infektuar pa e arritur imunizimin e pjesshëm apo të plotë.

Infektologu Ilir Tolaj, shpjegon se pas marrjes së dozës së parë duhet dy javë në mënyrë që të krijohen anti-trupat dhe të filloj mbrojtja nga infeksioni.

Derisa sipas Tolajt, imuniteti i fituar pas aplikimit të dozës së parë është 30-35 përqind dhe 80-99 përqind në disa raste eventuale, pas marrjes së dozës së dytë.

“Nga momenti i vaksinimit me dozën e parë, organizimit i duhen rreth dy javë që të krijojë antitrupa, dhe nëse gjatë kësaj kohe ka rënë në kontakt personi i caktuar me virusin është mundësia që ai të infektohet”, deklaroi ai.

Megjithatë edhe në rast se dikush vaksinohet përderisa COVID-19 është duke u zhvilluar në organizëm, ende pa u shfaqur simptomat apo pa pasur konfirmim të virusit përmes testit, sipas profesionistëve shëndetësorë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kujtojmë që tashmë varianti Delta po dominon në Kosovë.

 

Exit mobile version