Site icon Telegrafi

Infektologu Krasniqi: Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 40 pacientë me COVID-19

Infektologu, Valbon Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Klinikën Infektive kanë qenë të shtrirë 40 pacientë që kanë rezultuar pozitive me coronavirus.

Krasniqi për RTV Dukagjinin ka thënë se në përgjithësi gjendje e tyre është stabile, përcjell Telegrafi.

“Gjashtë pacientë kanë nevojë për oksigjeno terapi, ndërsa njëri nga ta është në gjendje pak më të rëndë dhe është nën kujdes intensiv. Edhe ky pacientë është me oksigjen dhe nuk është i intubuar, por gjendjen e ka më të rëndë dhe mbikëqyret në mënyrë më strikte nga ana e mjekëve”.

Infektologu, duke folur për rastet më të fundit që kanë rezultuar pozitiv thotë se gjendja e tyre është e mirë.

Ai ka folur edhe për resurset humane mjekësore që aktualisht disponon Klinika Infektive.

“Për momentin ke mi staf të mjaftueshëm, por vazhdimisht marrim infermierë edhe nga klinikat tjera por ka edhe vullnetarë që paraqiten./Telegrafi/

Exit mobile version