Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat është shtruar në një spital në Tel Aviv, shkaku i infektimit me COVID-19.
Erekat, i cili doli pozitiv në fillim të këtij muaji, u transferua nga shtëpia në Bregun Perëndimor pas një kërkese nga zyrtarët palestinezë, raporton BBC.
Organizata për Çlirimin e Palestinës thotë se 65-vjeçari ka nevojë për kujdes urgjent sepse kishte bërë një transplant të mushkërive në vitin 2017, transmeton Telegrafi.
Erekat ka qenë një negociator kryesor në bisedimet e paqes me Izraelin për shumë vite. Ai ishte një nga arkitektët e Marrëveshjeve të Oslos, një seri marrëveshjesh të nënshkruara nga Izraeli dhe Palestina.
Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve reuters se panë Erekatin në një barelë jashtë shtëpisë në Jericho, duke e vendosur në një ambulancë izraelite.
Ndërkohë, Izrael tashmë ka hapur plazhet, rezervatet natyrore dhe parqet kombëtare pas menaxhimit të mirë dhe numrit të vogël të të infektuarve me coronavirus. /Telegrafi/