Site icon Telegrafi

Infektohen nxënës e mësues, gjimnazi profesional i Korçës kalon në mësim online

Shkolla e Mesme profesionale e agrobiznesit Irakli Tërova në Korçë ka ndërprerë zhvillimin e mësimit fizik si pasojë e infektimeve nga coronavirusi.

4 mësues dhe sekretarja e shkollës kanë rezultuar të infektuar duke e bërë të pamundur që të zhvillohej mësimi ndërsa sipas të dhënave edhe 20 nxënës nga 180 kanë shfaqur simptoma ndaj në kushte të tilla është vendosur që mësimi të zhvillohet online deri në 28 janar.

Gjatë javës së kaluar në shkollat e Korçës niveli i mungesave të nxënësve ka arritur masën 7 % ndërsa rreth 30 mësues kanë rezultuar pozitive me coronavirus por aktualisht mësimi vazhdon të zhvillohet rregullisht. /TCH/

 

Exit mobile version