Telegrafi

Infektohen me coronavirus pesë zyrtarë policorë

Ilustrim

Në mesin e personave të prekur me coronavirus në Kosovë, janë edhe pesë zyrtar policorë.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.

Në përgjigjen e PK-së, thuhet se zyrtarët policorë të prekur me COVID-19 janë nga Malisheva, Prishtina dhe në veri të Mitrovicës.

“Deri më tani janë (5) raste që zyrtarët policor kanë rezultuar pozitiv me virus, Një rast në Malishevë zyrtari ka qenë i liruar nga puna, ne pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor ( gjendet ne vetë karantinë).
Një rast në rajonin e Prishtinës vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në (vetë karantinë) duke mos rrezikuar aspak të tjerët. Tri raste në Veri të Mitrovicës–zyrtaret janë duke u monitoruar dhe gjenden në karantinë”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Telegrafin.

Më tej PK-ja ka theksuar se një numër i zyrtareve policor te cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative nga shtëpia përmes pajisjeve elektronike.

Deri më tash numri i personave të prekur me COVID-19 në tërë vendin ka arritur në 377. /Telegrafi/