Të paktën 10 persona që kanë punuar në një qendër votimi në një kampus universitar në Southampton në Long Island, New York, janë infektuar me coronavirus, thonë raportet lokale.
Kjo ndodhi në një vend të hershëm votimi dhe detyroi dhjetëra persona të vetë-izolohen.
Ata njerëz të infektuar përfshijnë gjashtë punëtorë të numërimit që po ndihmonin në kampusin e Universitetit Stony Brook, raporton BBC.
Të mërkurën, 18 shtete raportuan numër rekord të pacientëve që janë shtruar në spital me COVID-19.
Ndryshe, numri i rasteve ditore të regjistruara në vend shkoi mbi 100 mijë raste për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt. /Telegrafi/