Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino është emri i profilit të lartë që është përfshirë në skandalin e kompanive offshore “Panama Papers”.
Në dokumentet e publikuara Infantino është i përfshirë në nënshkrimin e një kontrate me dy biznesmen të cilët janë akuzuar për korrupsion kur ia ishte drejtor i UEFA-s në vitin 2006, raporton BBC.
Hugo dhe Mariano Jinkis nga kompania “Corss Trading” blenë të drejtat televizive të Ligës së Kampionëve për transmetim në Ekuador dhe menjëherë i shitën ato për një çmim tre herë më të lartë.
UEFA në një deklaratë për BBC-në ka thënë se të drejtat e transmetimit janë shitur pas një “tenderi të hapur”.