Site icon Telegrafi

Infantino: Nuk jam si Blatteri

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron të ndal krahasimet që i bëhen me paraardhësin e tij Sepp Blatter.

Infantino ishte zgjedhur të premten si pasardhës i Blatterit, i cili e shikoi fundin e tij në udhëheqjen e FIFA-s pas skandaleve të korrupsionit, transmeton Koha.net.

“Infantino është Infantino, Blatter është Blatter”, ka thënë presidenti i ri i FIFA-s për Sonntag Blick.

“Sepp Blatter shënoi një epokë në FIFA. Shpesoj që unë të karakterizona me një epokë të re. Unë ka personalitetin tim, ndryshe nuk do të merrja aq shumë vota. Por, ende kam marrëdhenie të mira me Platinin”, ka thënë Infantino.

Exit mobile version