Telegrafi

Infantino me një telegram urimi uron Ballkanin për titullin e kampionit

Ka përfunduar sezoni 2022/23 në futbollin kosovar, me Ballkanin që ka mbrojtur titullin e kampionit në Kosovë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar presidentit, Agim Ademi e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë”.

Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino (R) presents Kosovo Football Federation President Agim Ademi (L) with a gift during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

“Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe”.

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.