Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mohuar se i ka premtuar SHBA-së se do t’i japë të drejtën për të organizuar Botërorin 2026 të futbollit, nëse ai fiton zgjedhjet.
Kreu i Federatës së Futbollit të SHBA-së, Sunil Gulati, i kishte dhënë Infantinos votën në raundin e dytë të votimeve, pasi në raundin e parë nuk kishte votuar për të, raporton BBC.
“Unë kam folur me shumë delegatë, duke u munduar t’u them se duhet të votojnë për futbollin dhe për mua”, ka thënë Infantino, përcjell sot Koha Ditore.
I pyetur nëse i ka premtuar Botërorin 2026, Gulatit, Infantino është përgjigjur: “Jo, sigurisht se jo”.
Në raundin e dytë të votimeve, Infantino, që në vitet e fundit ka punuar si sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, ka siguruar 27 vota më tepër se në raundin e parë.