Site icon Telegrafi

Infantino: Juve luajti bukur, por fitoi më i miri

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se “skuadra më e mirë fitoi” finalen e Ligës së Kampionëve pasi Juventusi u mund 1-4 nga Real Madridit në Cardiff.

“Juventusi luajti mirë në gjysmën e parë, pastaj në pjesën e dytë “Los Blancos” ishin të jashtëzakonshëm. Në finale ishin dy skuadra të shkëlqyera dhe në fund fitoi ekipi më i mirë”, tha Infantino për Mediaset Premium.

A ishte shansi i fundit për 39-vjeçarin Buffon për të fituar këtë trofe?

“Kishte përvojën dhe faktorë të tjerë. Ky mbetet një sezon shumë i fortë për Juventusin dhe për Gigi, pasi vitin e ardhshëm ka edhe Kupën e Botës. I dërgoj një përqafim Buffon, i cili është më shumë se një kampion. Ai është vigan”. /Telegrafi/

Exit mobile version