Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantio, edhe një herë ka folur për dashurinë e madhe që ka për Interin.
Zvicerano-italiani ka folur për emocionet që i përjeton kur luajnë zikaltërit dhe se këtë e dinë të gjithë pasi ai kurrë nuk tenton t’i fsheh ato.
“E gjithë bota e di që unë jam tifoz i Interit, është një skuadër që të bën të vuash, por kur fiton të jep një kënaqvsi që nuk ka të paguar me asgjë në botë. Aq sa e bukur dhe e pafundme”.
“Idhujt e mi kanë qenë Altobelli dhe Beccalossi”, ka thënë Infantio për Marca. /Telegrafi/