Sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara të rrezikshme është 39.337 tonelata, nga e cila 37.126 tonelata janë në industrinë e përpunimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Industria e përpunimit krijon sasinë më të madhe të mbeturinave. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti shtetëror për statistika, gjatë vitit 2014 në Maqedoni janë krijuar gjithsej 1.845.909 tonelata mbeturina, ndërsa vetëm industria e përpunimit ka krijuar 1.638.238 tonelata.
Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara, 659 238 tonelata janë mbeturina të dorëzuara, respektivisht mbeturina të cilat subjektet afariste ua kanë dorëzuar personave tjerë fizik ose juridik brenda vendit ose jashtë tij gjatë vitit 2014.
Sasia e përgjithshme e mbeturinave të pranuara, respektivisht mbeturinave që subjektet afariste e kanë pranuar nga persona tjerë fizik ose juridik nga vendi ose nga jashtë është 705.825 tonelata.
Gjatë viti 2014 janë përpunuar 197.505 tonelata mbeturina, ndërsa sasia e përgjithshme e mbeturinave të mënjanuara është 1.481.378 tonelata. /Telegrafi/