Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në takimin jashtëzakonshëm më 9 qershor lidhur me situatën e krijuar në Opinion javën e fundit për zbritjen apo jo të Premisë-Tarifës së Policës Kufitare.
Sipas njoftimi të dhjetë kompanive aktiviteti i Industrisë se Sigurimeve në Kosovë është i rregulluar me Ligje dhe Rregullore në fuqi. Industria e Sigurimeve të Kosovës është e obliguar t’i respektoj Ligje dhe Rregullore në fuqi dhe në përputhje të plotë me këto të reagoj për çdo paqartësi.
“Të gjitha Kompanitë e Sigurimeve të Licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës kanë për obligim ligjor që ta respektojnë Ligjin në fuqi kur është në pyetje ndryshimi i Premisë –Tarifës, së një Police të Sigurimit. Prandaj edhe me rastin e Premisë -Tarifës së Sigurimit të Policës Kufitare Industria e Sigurimeve përmes Byrosë Kosovare të Sigurimeve ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të prezantuar në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës ekspertizën aktuaristike se sa hapësire ka teknikisht zbritja apo jo e Premise-Tarifës së Policës Kufitare”.
“Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës informon opinionin e gjerë se individ të caktuar të cilët po paraqiten në opinion me deklaratë e tyre, nuk e përfaqësojnë Industrinë e Sigurimeve të Kosovës dhe as Byronë Kosovare të Sigurimeve pasi të njëjtat i kanë organet e veta legjitime”, thuhet në njoftimin për media të kompanive të sigurimit.
Po ashtu aty sqarohet se të drejtën ekskluzive për shitjen dhe menaxhimin e polices kufitare e ka vetëm Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Njoftimi është nënshkruar nga drejtorët gjeneral të kompanive të sigurimeve: Dardania, Croatia, Elsig, Illyria, Sigal, Sigma, Sigkos, Scardian dhe Prisig. /Telegrafi/