Në drejtim të prodhimit të të mirave por dhe shërbimeve besimi ka rënë. Anketa e përmuajshme e Bankës së Shqipërisë mbi besimin në ekonomi tregon se sektori i industrisë por dhe i shërbimeve shfaqen më pesimistë në muajin nëntor duke regjistruar tregues negativ.
Është ecuria aktuale e bizneseve por dhe rënia e pritshmërive për kontratat porositëse në të ardhmen faktorët që po ulin besimin në këta sektor me përkatësisht 0.9% dhe 6.1%.
Ndonëse pritshmëritë për çmimet dhe nivelin e kërkesës janë në rënie kryesisht në sektorin e shërbimeve janë festat e fundvitit që pritet të ndihmojnë këtë sektor të ngrejë kokë.
Nga ana tjetër besimin gjallë në ekonomi po e mban sektori i ndërtimit i cili vijon të performojë pozitivisht si në drejtim të aktivitetit aktual ndërtues, kontratave porositëse në rritje por dhe pritjeve për punësimin. Në të njëjtën ecuri vijon edhe sektori i tregtisë i cili u shfaq optimist në muajin që lamë pas.
Reflektimi i çdo sektori i cili përkthehet në çmime më të larta apo të ulëta dhe njëkohësisht edhe të mira e shërbime për konsumatorët, rezulton pozitiv për muajt pasardhës.
Si çdo fundvit qytetarët parashikojnë të bëjnë blerje në shuma të mëdha por dhe të përballen me çmime më të larta.
Në një situatë të tillë treguesi i ndjesisë ekonomike në rang kombëtar të ra me 0.4% duke arritur në 112.7 pikë përqindje.