Agjencia japoneze e Financiare (FSA) i ka dhënë industrisë së kriptovalutave statusin vetërregullues duke i dhënë Shoqatës japoneze të Bursave të Kriptovalutave rrolin për të mbikëqyrur dhe sanksionuar bursat që shkelin ligjet.
Vendimi vjen në një kohë kur qeveria e vendit ka shtuar masat pas dy sulmeve të mëdha që ndodhën në Japoni ndaj kritpovalutave.
Leja e dhënë nga FSA u atribuon industrisë të drejtën për të zbatuar rregullore që mbrojnë konsumatorin, parandaluar pastrimin e parave dhe caktimin e udhëzimeve operacionale, ku rregulla të ngjashme ekzistojnë edhe në industrinë e letrave me vlerë, përcjell Telegrafi.
Vitin e kaluar Japonia u bë vendi i parë në botë që rregullon kriptovalutat duke inkurajuar inovacionin në teknologji dhe siguruar mbrojtjen e konsumatorit.
Japonia gjatë vitit 2018 është goditur nga dy sulme kibernetike të profilit të lartë si hakimi i 530 milionë dollarëve nga Coincheck në muajin janar dhe 60 milionë dollarëve të tjerë nga Tech Bureau në shtator.
Vjedhjet e kriptovalutave nga platformat e tregtimit dhe bursat e këmbimit arritën në 927 milionë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, ose 250 për qind më shumë sesa një vit më parë, kur në vitin 2017 vlera ishte 266 milionë dollarë. /Telegrafi/