Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Chicago Bulls duket se lavdia i ka mbetur vetëm në faqet e historisë pasi sërish pësuan humbje në këtë kampionat.
“Demat” nuk arritën të triumfojnë si mysafirë në palestrën “Bankers Life Fieldhouse” kundër Indiana Pacers, të cilët fituan me rezultat 96-90.
Scenes from a #PacersWin ? pic.twitter.com/eDfU75w51D
— Indiana Pacers (@Pacers) December 5, 2018
Vetëm çereku i dytë i takoi ish-skuadrës së Michael Jordanit, gjersa në tre të tjera vendasit treguan se janë më të mirë.
Basketbollisti më efikas te ‘paqësorët’ ishte Darren Collison me 23 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Myles Turner, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 18 pikëve dhe 11 kërcimeve.
As ‘double-double’ e Lauri Markkanenit me 21 pikë dhe dhjetë kërcime e 13 pikët e Zach LaVine nuk e ndihmuan që t’i shmanget humbjes Chicago.
Pas kësaj, Indiana ka bilanc prej 14 fitoreve dhe dhjetë pësime ndërsa Bullsat kanë arritur vetëm pesë herë të triumfojnë kundrejt njëzet pësimeve.
Në takimin e radhës Pacers do të luajë kundër Orlando Magic kurse Bullsat do të takohen me Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Miami 95-105 Orlando
Dallas 111-102 Portland
Phoenix 105-122 Sacramento
Utah 139-105 San Antonio