Indiana Pacers fitoi kundër Toronto Raptors me rezultat 100: 83, me ç’rast barazoi 2-2 serinë e “Play-Off” të ligës NBA.
Pacers në mënyrë rutinore erdhën deri te triumfi para shikuesve të vetë, ku për asnjë moment nuk e lejuan kundërshtarin që të dal në epërsi, raporton Telegrafi.
Basketbollistët më efikas tek Indiani ishin Mahinmi dhe Hill me 22 pikë, por francezi kishte 10 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa George i pasoi ata me 19 pikë.
Te Raptors me lojë të mirë u dallua Valancunas, i cili realizoi 16 pikë dhe gjashtë kërcime ndërsa nga 12 pikë secili shënuan Carol dhe Lowrey.
Derozan përfundoi ndeshjen me tetë pikë dhe gjashtë kërcime.
Ndeshja tjetër mes këtyre dy ekipeve do të luhet të mërkurën, ndërsa seria bartet në Toronto. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana – Toronto 100: 83
Dallas – Oklahoma 108:119
Portland – Los Angeles Clippers 96:88
Memphis Grizzles – San Antonio Spurs (ora 19:00)
Houston Rocket – Golden State Warriors (ora 21:30)
https://www.youtube.com/watch?v=TtJru2YmfUM