Kryeministri indian Narendra Modi niset këtë javë për një samit të Bashkimit Evropian, me shpresën se do t`i jap fund grindjes diplomatike katërvjeçare me Italinë.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, India shpreson që samiti në Bruksel do të sjellë rregullimin e marrëdhënieve me Italinë, në mënyrë që ajo të mos bllokojw anëtarësimin e vendit aziatik në një grup kryesor global mbi teknologjinë e raketave, pasi Roma suspendoi ofertën e Indisë për t’u bashkuar vitin e kaluar.
“Ne kemi dashur gjithmonë një partneritet të gjallë dhe të fuqishëm me Italinë. Ne e shohim Italinë si një partnere kyçe të BE-së”, tha zyrtari i Ministrisë së Jashtme indiane, Nandini Singla.
Grindja mes dy vendeve buron nga arrestimi i dy marinsave italianë në vitin 2012, nga autoritete indiane, për të dalë në gjyq për vrasjen e dy peshkatarëve në brigjet jugore të Indisë, krim ky për të cilin Italia konsideronte se ishte jashtë juridiksionit të gjykatave indiane.