Zyrtarët në Indi thonë se vendi regjistroi më shumë se 57 mijë raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit – numri më i lartë ditor deri më sot.
Kjo ishte dita e tretë me radhë që India ka regjistruar më shumë se 50 mijë raste të reja me COVID-19, pasi totalet ditore vazhdojnë të ngjiten në mënyrë të qëndrueshme, raporton BBC.
Maharashtra – shtëpi e kapitalit financiar, Mumbai – është ende shteti i prekur më keq, transmeton Telegrafi.
Por ka rritje të shpejtë edhe në shumë qytete të tjera të vendit – përfshirë Andhra Pradesh, Telangana dhe Assam.
Programi i testimit të Indisë është zgjeruar – por disa pretendime janë duke u hetuar në qytetin Pune, ku në muajin korrik raportohet se ishin qindra raste të dyshuara që nuk u shtuan asnjëherë në shifrat zyrtare sepse testet nuk u bënë kurrë.
Ndryshe, India ka konfirmuar se ka regjistrua 1.7 milionë njerëz të infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 36511 persona. /Telegrafi/